Nuk e respektuan orarin e punës, dy kafene në Shkup do të mbyllen për 10 ditë

Kafenetë “Intermezzo” dhe “Mosh” në Shkup do të mbyllen për 10 ditë për shkak të mosrespektimit të orarit të punës.

Në kontrollet e Inspektoratit të Tregut nëpër lokale në Shkup gjatë fundjavës së kaluar, në këto dy lokale është konstatuar se festa ka zgjatur edhe pas orës një të mëngjesit.

Inspektorët kanë hyrë në objekte rreth orës 01:30, pasi në periudhën e fundit qytetarët kanë raportuar vazhdimisht se nuk respektohet orari i punës dhe gjatë gjithë natës kanë dëgjuar muzikë me zë të lartë.

“Procesverbali është përpiluar dhe dënimi është 10 ditë mbyllje. Gjatë ditës së sotme duhet të dorëzohen vendimet, pas së cilës do të vendosen shenjat”, thonë nga Inspektorati i Tregut.

Sa i përket “Intermezzo” dhe “Mosh”, Komuna Qendër vazhdimisht pranon ankesa nga qytetarët për muzikën e lartë. Komuna u ka vendosur disa herë gjoba për zhurmë këtyre kafeneve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *