Shtetasi i Shqipërisë përleshet me një person nga Reçica e Madhe, arrestohen nga policia e Tetovës

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme policia ka privuar nga liria dy persona, njëri shtetas i Shqipërisë me qëndrim të përkohshëm në Tetovë dhe tjetri nga Reçica e Madhe. Personat në fjalë janë përleshur fizikisht mes vete. Policia punon në zbardhjen e rastit.

“Zyrtarët e policisë të SPB-Tetovë, dje (27-mars) rreth orës 17:00 në rrugën “Iliria” në Tetovë, kanë ndaluar personin N.J. (20) nga Republika e Shqipërisë me vendbanim të përkohshëm në Tetovë dhe 19-vjeçarin D.R. nga Reçica e Madhe e Tetovës, të cilët kishin qenë duke u përleshur fizikisht me njëri-tjetrin. Pas dokumentimit të plotë të rastit, dy të përfshirëve në përleshje do t’u përgatiten parashtresat përkatëse”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *