Vushtrri: I riu e sulmon fizikisht nënën e tij, e bën për spital

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në një familje në fshatin Lum i Madh në Vushtrri, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

Sinjali mëson se 20-vjeçari dyshohet se ka sulmuar nënën e tij duke e goditur në gjoks, me ç’rast ajo ka pësuar lëndime trupore dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

Ndërkohë babai i të dyshuarit e ka denoncuar rastin në Polici dhe para hetuesve ka bërë me dije se i biri e ka rrahur nënën e tij.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuar është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor dhe i njëjti është intervistuar lidhur me rastin.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Lëndim i lehtë trupor, ndërsa i riu është dërguar në mbajtje.

Ndërkohë brenda afatit ligjor, pas parashtrimit të kërkesës për caktimin e masës së sigurisë nga Prokurorisë, Gjykata Themelore në Mitrovicë, Dega në Vushtrri, i ka caktuar të dyshuarit masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *