Bastisje në Kumanovë, gjendet drogë, arrestohet 24-vjeçari

Policët nga Sektori për Trafikim të Paligjshëm të Drogave dhe Armëve në SPB të Kumanovës sot kanë ndaluar 24 vjeçarin S.Sh nga fshati Rramanli i Kumanovës.

Gjatë bastisjes në banesën e tij me urdhër të gjykatës, siç thonë nga MPB, janë gjetur 12 pako marihuanë, të cilat janë konfiskuar.

S.Sh është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *