Qeveria sjell vendim për ngrirjen e çmimeve të produkteve higjienike

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka miratuar Vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta për produkte individuale në tregtinë me pakicë.

Bëhet fjalë për letër higjienike, peceta të lagura, pelena për fëmijë dhe të rritur dhe peceta higjienike, pëcjell Klan Maqedoni.

Çmimet më të larta të këtyre produkteve janë përcaktuar në nivelin e çmimeve që janë aplikuar më 20 mars 2023 në tregtinë me pakicë, çmimet e të cilave, sipas vendimit, janë ulur për 13 për qind, njoftojnë nga qeveria.

Çmimet më të larta të produkteve nga ky vendim do të zbatohen deri më 31 maj 2023, ndërsa vendimi hyn në fuqi ditën e publikimit në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *