Kushtrim Ahmeti: Duhet të ndryshohet mënyra e financimit të universiteteve

Rektori i Universitetit të Tetovës, Kushtrim Ahmeti në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se universitetet duhet të jenë në komunikim me tregun e punës, për shkak se tregu i punës bën selektimin të vet kuadrove ta tregon cilësinë.

“Një problem tjetër është duplifikimi i programe të cilat i kemi nëpër universitetet publike edhe private. Duhen kritere më rigoroze për funksionimin, për akreditimin e këtyre programeve dhe gjithsesi është ajo që duhet është profilizim i universiteteve. Nëse kemi ne karakteristika regjionale, dmth duhet që ato karakteristika ti inkorporojmë brenda programeve studimore. Të dihet për shembull se një program studimor ka mundësi të studiohet vetëm në një vend ose në dy vende në Maqedoni:, tha Ahmeti.

Ai tha se duhet të ndryshohet edhe mënyra e financimit të universiteteve.

“Tani kemi një metodologji e cila nuk është e qartë. Nuk është as me numër të studentëve nuk është as me numër të mësimdhënëse”, tha Ahmeti.

Rektori Ahmeti tha se edhe për mjetet vetanake të cilat i ka universiteti ata duhet të kërkojnë leje për t’i shfrytëzuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *