Krisma në Shkup, jo-zyrtarisht ka viktimë

Mëngjesin e sotëm ka pasur të shtëna me armë zjarri në lagjen Kapistec të Shkupit në afërsi të restorantit Mlechen. Banorët janë zgjuar dhe janë shqetësuar nga të shtënat me armë zjarri.

Nga të shtënat ka pasur një viktimë, njoftoi MKD.

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur detaje nga të shtënat me armë zjarri, për të cilat qytetarët janë shqetësuar mëngjesin e sotëm. Për momentin nuk dihet identiteti i viktimës. Ekipet e policisë janë tashmë në terren dhe po punojnë për zbardhjen e detajeve të asaj që ka ndodhur saktësisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *