Kancelari austriak uron Enver Hoxhajn për kandidaturën për kryeministër

Kandidati për Kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka marr urime nga kancelari austriak Sebastian Kurz për kandidaturën e tij.

Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në rrjetin Facebook.

Hoxhaj thotë se më kancelarin Kurz kanë diskutuar edhe për sfidat me pandeminë dhe përkrahjen që do ketë Kosova në shtetndërtim nga ana e Austrisë.

“Sapo përfundova një telefonatë urimi dhe përgëzimi për kandidaturën time për kryeministër me mikun tim, Kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz. Biseduam për sfidat që kanë përfshirë shtetet tona dhe botën, me pandeminë dhe krizën e madhe ekonomike të shkaktuar. Kancelari Kurz më siguroi se Austria do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugëtimin e saj të shtetndërtimit dhe rimëkëmbjes ekonomike. Ne jemi me fat që kemi miq si Austria dhe Kancelari Kurz,” ka shkruar Hoxhaj./KALLXO.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *