Viktima në Kapishtec të Shkupit është nga Haraçina

Mëngjesin e sotëm banorët e Kapishtecit të Shkupit janë shqetësuar nga të shtënat në të cilat ka mbetur i vrarë një person.

Sipas MPB-së, viktima është banor i Haraçinës.

N.A. (46) nga fshati Haraçinë është qëlluar mëngjesin e sotëm në një kazino në bulevardin “M.T. Gologanov” nga një person me të cilin paraprakisht kishte luajtur në makineritë në kazino, pas së cilës N.A. iu nënshtrua plagëve të marra.

Siç kumtoi MPB-ja, ngjarja është raportuar në ora 08:05 në SPB-Shkup.

Është njoftuar prokurori publik dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *