Vjedhje e rëndë në Shkup, sulmuesit kanë hyrë të armatosur dhe me maska kirurgjikale

Një grabitje po ndodh në lagjen “Aerodrom” të Shkupit në lokacionin Porta Aerodrom, përballë “Shkupjanes”, raporton Faktor. Në terren ndodhen 4 deri në 5 automjete policie, përkatësisht forca policore të Policisë së Ndërhyrjes, me një numër të madh policësh, të armatosur rëndë dhe me parzmore. Sipas informacioneve të Faktor, dyshohet se bëhej fjalë për një grabitje të madhe në një nga objektet në atë lokacion dhe disa nga supozimet, të cilat nuk janë vërtetuar, është se mund të bëhej fjalë për një bastore.

Informacionet nga terreni thonë se disa sulmues të armatosur dhe të maskuar kanë kryer një grabitje në objekt ndërsa kanë hyrë aty me maska kirurgjikale.

Foto: Faktor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *