Arrestohet 46-vjeçarja nga Gostivari, sulmoi fizikisht bashkëshortin e saj

Zyrtarët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, dje (30-mars) rreth orës 15:30 kanë privuar nga liria 46-vjeçaren L.K. nga një fshat i rrethit të Gostivarit, e cila ishte raportuar nga bashkëshorti i saj 63-vjeçar se e kishte sulmuar fizikisht mbrëmjen e kaluar, pasi paraprakisht e kishte kërcënuar me thikë të mprehtë djalin e tyre. Ajo është ndaluar në Stacionin Policor-Gostivar për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *