Abazoviq thotë se Mali i Zi po thyen rekorde në turizëm

Kryeministri me mandat teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se presin që vendi të ketë një sezon rekord turistik këtë vit.

“Rezultate të shkëlqyera në turizëm – u arrit një numër rekord i fjetjeve në akomodime kolektive për dy muajt e parë. Me 177,000 fjetje kemi 45% rezultate më të mira se vitin e kaluar”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.

Sipas tij të gjithë parametrat tregojnë se po shkojmë drejt një sezoni rekord turistik. “Jemi krenarë për rezultatet që Qeveria e Malit të Zi po arrin në çdo sektor, me theks të veçantë në punën dinamike për realizimin e fushatës ‘Mali i Zi 365’, turizëm çdo ditë të vitit!. Nëse mëngjesi tregon ditën – Mali i Zi është në rrugën e duhur”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *