Federata franceze (FFF), i ndalon arbitrat të ndërpresin ndeshjet për Ramazan!

Është një vendim, ose më saktë një paralajmërim i qartë që duhet t’i bëjë njerëzit të flasin. Prej disa ditësh besimtarët myslimanë kanë hyrë në periudhën e muajit të Ramazanit, me ritin e agjërimit tradicional gjatë gjithë ditës.

Një praktikë që ngre çështjen e bashkëjetesës me praktikën sportive të nivelit të lartë. Në Angli, disa ditë më pare u vendos që ndeshjet të ndërpriteshin në fushë, në mënyrë që futbollistët e besimit mysliman të prishnin agjërimin. Pushim ka shënuar edhe ndeshja e fundit mes Nigerit dhe Algjerisë.

Por në anën e FFF-së, pozicioni është rrënjësisht i ndryshëm. Gjyqtarët e futbollit kanë marrë vërtet një email nga presidenti i Komisionit Federal të Gjyqtarëve, Eric Borghini, duke u kujtuar që nuk duhet të ndërpresin ndeshjejet për të prishur agjërimin. Duke theksuar, se rregullat e FFF-së në parim janë neutrale në çështjen fetare…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *