Arrestohet 32 vjeçarja nga Gostivari – Kërcënoi me mjet të mprehtë punonjësit në spital

Një 32 vjeçare nga rrethi i Gostivarit është arrestuar pasi me mjet të mprehtë ka kërcënuar punonjësit mjekësorë në Spitalin e Gostivarit.

“Më 30.03.2023 rreth orës 13:40, zyrtarë policorë të SPB Tetovë, Njësia e Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria 32-vjeçaren B.J nga një fshat i Gostivarit. Ajo ka kanosur me send të mprehtë punonjësit në Spitalin Modular të Gostivarit dhe ka dëmtuar një pjesë të inventarit të brendshëm”, thonë nga MPB.

Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar dhe më pas do të vijojë një dorëzim përkatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *