Zeka: “Adem Jashari është Jezus Krishti dhe Muhamedi, i dërguari i zotit për Kosovë” (Video)

Milaim Zeka është një nga gazetarët e pakët që kishte kontakte me familjen Jashari. Atij madje i janë besuar një pjesë e mirë e incizimeve familjare, që sot janë pamjet kryesore për Adem Jasharin dhe atë familje, e të cilat i kishte publikuar në një dokumentar që e kishte bërë shumë pak kohë pas krimit mbi këtë familje.

Pak ditë para shënimit të epopesë së Jasharajve, Zeka ka dhënë një intervistë për InDoks.

Zekaj ka thënë se Adem Jashari e cilëson si profet në Kosovë, pasi filloi luftën për liri dhe pavarësi të Kosovës.

“E kam thënë që nga mbas lufta që Jesus Krishti dhe Muhamet ka me qenë Adem Jashari për mua, ai është është i dërguari i zotit vetëm një njeri në përmasa  kaq të mëdha ka mundurmë i ndez fitilat e lirisë në Kosovë”, ka thënë Zeka.

Zeka po ashtu ka treguar se si u bënë videot që sot janë pamjet e pakta që i kanë mbijetuar kohës, pamjet ku shihet Adem Jashari me familje dhe përgatitjet e tij për luftë. Ai po ashtu ndanë momente interesante për afërsinë e Adem Jasharit me familjen e tij.

“Incizimet janë personale të familjes së Adem Jasharit, gjatë të studimit të imazheve të pamjeve mund që bashkë një kroat që më ka ndihmuar kemi qajtë me orë të tëra në studio, ngase shihej se si Hamëz dhe Adem Jashari kanë qenë njerëz super të afërt me familjraët e tyre dhe fëmijët e tyre”, ka thënë Zeka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *