Zaev paralajmëron pakon e pestë ekonomike. Kujt do t’i takojë?

Pakoja e pestë e masave ekonomike do të përfshijë më të prekurit nga pandemia, njoftoi kryeministri, Zoran Zaev. Sipas tij, ndihmesa do t’i drejtohet 30% të ndërmarrjeve të goditura nëpërmjet ruajtjes së vendeve të punës dhe pagesës së pagave.

Advertisement

Do të ndihmohen më të varfrit dhe targetimi i tyre do të bëhet gjatë analizave dhe konsultimeve në vijim, ka deklaruar Zaev.

“Tani vijon procesi i konsultimeve me sindikatat, me përfaqësuesit e partnerëve të tjerë social, të odave ekonomike, me qëllim që me kujdes të targetojmë më të prekurit, kjo është ideja. Shteti ka projektuar mjete financiare për vitin 2021. Të gjitha dikasteret kanë rezervat e tyre për të ndihmuar ata që kanë nevojë për ndihmë.”,- deklaroi kryeministri, Zoran Zaev.

Advertisement

Leave a Reply