
Nga Nejazi Rexhepi:
Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së dhe anëtarët e saj, asnjëherë nuk e kanë patur prioritet hyrjen në qeveri. Kjo parti, për aq pak, dy herë nga një ose dy vite që ka qenë në qeveri e ka dridhur Maqedoninë dhe sllavët.
Herën e parë kishte bërë shumë punë të mëdha:
– Në rajonet shqiptare i shkarkoi të gjithë drejtorët maqedon, i zëvendësoi me shqiptarë; në komunat shqiptare u ngritën flamujt shqiptar, të cilët në atë kohë ishin të ndaluar me kushtetutë; më vonë u bë Lufta e Kosovës dhe PDSH-ja ishte logjistika e saj me gjithë anëtarësinë e saj besnike.
– Në 2000-2001, PDSH-ja arriti që ta bind kryeministrin dhe Akademinë e Shkencave dhe të Arteve që shqiptarët t’i ndajnë hesapet, konfederatë ose ndarje!
– Kur PDSH-së i erdhi thika pas shpine nga PPD-ja se mos po e merrte flamurin Arben Xhaferi, PDSH-së i plasi sherri në vitin 2001. – Në 2006-2008, Thaçi dhe PDSH e kushtëzuan Gruevskin, i cili kishte arritur që VMRO-në bullgare ta konvertojë në serbe dhe e kushtëzoi me 6 pika, ku njëra ndër to ishte që gjuha shqipe te jetë e barabartë me maqedonishten dhe nëse nuk bëhej kjo ne dalim nga qeveria! Kjo ka ndodhur para mbledhjes së Bukureshtit./Lajm