Izraeli ka nën kontroll Covid-19, vaksinimi uli vdekshmërinë me 99%

Izrael po fiton ndaj Covíd-19. Tashmë janë vaksínuar të gjithë izraelitet mbi 80 vjeç dhe rreth 85% e atyre mes 70-79 i kanë marrë dozat. Drejtor i përgjithshëm i Spitalit të Përgjithshëm Izraelit Sheba Arnon Afek thotë se janë vaksínuar mbi 80% e atyre që janë 50 vjeç e lart. Sipas tij vaksínimi ka bërë që të ulet ndjeshëm numri i të shtuarve në spítale dhe vdékjet kanë rënë me 99% pas marrjes së dozës së dytë të vaksínës së Pfizer.

“Kemi parë rënien e numrit të shtrimeve në spítal, veçanërisht rënia e numrit të vdékjeve 99% me dozën e dytë të vaksínës së Pfizer. Së bashku me ízolimin dhe falë fushatës së vaksínimit epídemia në Izrael është nën kontroll. Të moshuarit u vaksínuan menjëherë dhe për të mundur hezitimin e të rinjve ne krijuam disa fushata informacioni të sponsorizuara nga prodhuesit e picave, verës dhe birrës. Ata që u vaksínuan morën disa falas. Ne bëmë të njëjtën gjë me bashkësitë fetare. U shkuam në shtëpi dhe u përgatitëm pjata jidish (gatim tradicional izraelit), gjetëm rastin dhe u shpjegojmë se si funksionon vaksína.”,- tha Afek.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *