Asambleisti i LDK-së në Komunën e Podujevës i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje

Asambleisti nga rradhët e LDK-së në Komunën e Podujevës Bahri Blakçori i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje. Këtë e ka bërë të ditur vetë Kryetari i kësaj Lëvizje, Albin Kurti në profilin e tij në Facebook.

“Bahri Blakçori, asambleist i LDK-së në Komunën e Podujevës, na u bashkua në VETËVENDOSJE!.
Ai ka diplomuar në nivelin Master në Edukim Fizik dhe Sport si dhe në atë Bachelor në Teknologji Informative. Punon në shkollën e mesme të lartë “Aleksandër Xhuvani” në Podujevë si profesor i Edukimit Fizik dhe Sportit. Ka qenë i angazhuar si asistent edhe profesor në Kolegjin “UNIVERSI”. Po ashtu, ka qenë trajner për disa vite në klubin e futbollit “Llapi” me gjeneratën U-19. Në vitet 1997-1998 në katedrën e Politeknikës ishte kryetar dhe udhëheqës i aktivitetit dhe protestave studentore.

Në Lëvizje e mirëpritëm me Kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, dhe Drejtorin e Arsimit atje, Avni Fetahu.”, shkroi Albin Kurti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *