Liga e Parë: Struga Trim Lum kampion, Shkupi nënkampion, Shkëndija në pozitën e tretë, Skopje në balotazh

Foto: F.C. STRUGA (Facebook)

Tre fitore të skuadrave vendase, një barazim dhe një fitore e ekipit mysafirë, 14 gola të shënuar  dhe një karton të kuq është epilogu i ndeshjeve të javës së 32-të dhe të parafundit  në Ligën e Parë të futbollit vendor.  Struga Trim Lum është kampion, Shkupi nënkampion, Shkëndija e treta, janë skuadrat  që do ta  përfaqësojnë vendin  në garat europiane

Në stadiumin e qytetit në Tetovë, ndeshja mes Shkëndijës dhe Struga Trim Lum filloi me një ceremoni rasti, ku skuadra vendase uroi titullin kampion  mysafirëve nga  Struga, ndërsa  drejtori sportive Haruan Isa dhuroi një mirënjohje ekipit ampion.

Sa i përket ndeshjes  në fushë gjelbërt  u zhvillua një ndeshje cilësore me raste të shumta dhe tre gola të shënuar. Vendasit kaluan në epërsi në minutën me golin e  Adenis Shalës në minute e 58. Ndërsa lojtari  më mire i kësaj ndeshje Bunjamin Shababi ishte autor i dy golave për fitorebe e kampionit të ri

Në stadiumin e Çairit, Shkupi mundi bindshëm Makedonija Gj.P, me rezultatin 3:0. Autor  të dy  golave ishte Adetunxhi dhe një gol shënoi Ali. Tikveshi në kavadar shënoi  fitore të thellë 4-0, ndaj Skopjes e cila ekipi për të mbijetuar  do të luan  në balotazh me  ekipin e vardarit. Breagallnica  barazpo me Akademia Pandevi 1:1, ndërsa Sileksi mundi Rabotniçkin me shifra 2:1.

Në xhiron e  32-të, u shënuan këto rezultate:

Shkëndija – Struga Trim Lum  1-2

Shkupi – Makedonija Gj.P  3-0

Sileksi – Rabotniçki  2-0

Bregallnica – Ak Pandev  1-1

Tikveshi – Skopje 4-0

Tabela:  1.Struga Trim Lum 65 pikë, 2.Shkupi 58, 3.Shkëndija 54, 4.Sileksi 47, 5.Makedonija Gj.P 39, 6.Bregallnica 38, 7.Tikveshi 37, 8.Rabotniçki 37. 9.Ak. Pandev 27, 10.Skopje 22, 11.Pobeda 13 pikë

Xhiroja e 33-të dhe e fundit për sezonin 2022/2023, luhet në fundjavëTakohen:

Struga Trim Lum – Shkupi,

Rabotniçki – Shkëndija

Skopje – Bregallnica

Akademija Pandev – Sileksi

Pobeda – Tikveshi.

Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *