
Lloji i ri i koronavirusit është zbuluar tashmë në tetë vende evropiane, tha Hans Kluge, drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën.
Advertisement
Tetë vende në rajonin evropian të OBSH-së deri më tani kanë identifikuar një variant të ri të Covid 19, të quajtur VOC-202012/01, shkroi Kluge në Twitter.
Sipas tij, lloji i ri i virusit po përhapet në popullatën më të re, ndryshe nga variantet e mëparshme.
Kluge bëri thirrje për kujdes ndërsa janë duke i studiuar efektet e saj, si dhe forcimin e masave mbrojtëse ekzistuese të tilla si distanca fizike dhe mbajtja e maskave mbrojtëse.
Tipi i ri i koronavirusit u raportua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar në 14 Dhjetor.
Advertisement