UEFA ‘i frikësohet’ zgjedhjeve në Turqi, finalja e Ligës së Kampionëve mund të zhvendoset nga Stambolli

Finalja e Ligës së Kampionëve mund të mos zhvillohet në Stamboll.

Këtë vit është paraparë që Stambolli të jetë nikoqir i finales më të madhe në nivel klubesh, Ligës së Kampionëve.

Por, një gjë e tillë mund të mos ndodhë, kjo pasi UEFA ‘i frikësohet’ zgjedhjeve në Turqi.

Sipas raportimeve të fundit, UEFA bëri një qasje jozyrtare ndaj Federatës Portugeze për transferimin e finales së në Lisbonë nëse ka trazira në Stamboll pas zgjedhjeve presidenciale turke.

Vlen të përmendet që nëse ndodhë një gjë e tillë, do ishte hera e tretë që do zhvendosje finalja e Ligës së Kampionëve nga qyteti i Stambollit.

Kujtojmë që finalja zhvillohet më 10 qershor dhe do jetë në mes çifteve Real Madrid – Man City dhe Milan – Inter./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *