Mijallkov në gjyq për rastin “Tortura”, të pranishëm familja e tij dhe Konevski

Sasho Mijallkov nga burgu i Shutkës sot u soll në sallën e gjyqit për rastin “Tortura”, që ka të bëj me arrestimin brutal të Ljube Boshkoskit. Mijallkov është në paraburgim për gati dhjetë ditë, transmeton Alsat. Familja e Mijallkov, respektivisht gruaja dhe dy djemtë e tij janë të pranishëm në sallën e gjyqit. Në publik është i pranishëm edhe Ivica Konevski, ish kryetari i Komunës së Aerodromit, por edhe një nga nismëtarët kryesorë për organizimin e një kongresi të jashtëzakonshëm në VMRO-DPMNE. Në gjyqin e sotëm për “Torturën”, të pandehurit japin mbrojtjen e tyre. Përveç Sasho Mijallkov, pesë anëtarë të njësisë Alfa janë akuzuar gjithashtu për arrestimin brutal të Boshkoskit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *