Maqedoni | Polici godet hendbollistin me shkop gome, MPB ngre procedurë

Incidente gjatë ndeshjes së Kupës së RMV-së në hendboll

MPB-ja ka hapur procedurë kundër policit i cili goditi hendbollistin Filip Taleski, për të konstatuar përse ka bërë një veprim të këtillë dhe nëse do të ketë dënime, njofton KlanM.

Ky akt ka shkaktuar reagime të ashpra në opinion, kurse në MPB nuk është parashtruar kallëzim për këtë rast.

“Pas përfundimit të ndeshjes sportive, për shkak rrëmujës së shkaktuar nga dy ekipet në terren, fillimisht reagoi sigurimi i ndeshjes, kurse më pas nga ana e një zyrtari policor nga Policia e Ohrit, janë ndërmarrë masa fizike. Sipas detyrës zyrtare, Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale pranë MPB-së, ka formuar lëndë dhe ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit”, thonë nga MPB.

Incidenti, ka ndodhur gjatë finales së Kupës së Maqedonisë së Veriut në Hendboll midis ekipeve Eurofarm Pelister dhe Vardarit. Sipas njoftimeve ndeshjen e kanë përcjellë rreth 4.000 tifozë.

VIDEO

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *