Biden i përgjigjet urimit të Zaevit për zgjedhjet – pret bashkëpunim intensiv midis dy vendeve dhe dy popujve

Presidenti i sapozgjedhur amerikan Joseph Biden iu është përgjigjur urimeve të dërguara nga Kryeministri Zoran Zaev me rastin e zgjedhjeve.

Biden, në emër të tij dhe në emër të Zëvendës Presidentes Kamala Harris, përveç falënderimit për urimet, tha se pret bashkëpunim intensiv midis tij dhe Kryeministrit Zaev për këto dhe çështje të tjera me interes për të dy vendet dhe të dy popujt, tha shërbimi për shtyp i qeverisë.

Në letër nga Bideni për Zaev gjithashtu thuhet se ai po merr detyrën përballë sfidave jashtëzakonisht serioze globale – nga koronavirusi deri te ndryshimi i klimës – që tejkalojnë kufijtë kombëtarë dhe kërkojnë bashkëpunim ndërkombëtar.

Biden do të marrë detyrën e presidentit të SHBA në 20 janar, pas inaugurimit të tij zyrtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *