VIDEO – Sherr masiv në Serbi, maturantët e dy shkollave “festuan” me grushta e shqelma

Në rrjetet sociale është publikuar një video e një përleshje në “Zvezdarska Shuma”. Djemtë shihen duke goditur me grushte dhe shkelma njëri-tjetrin, ndërsa vajzat u bërtasin atyre që të mos përdorin pishtarë, përcjell KlanM. Videoja u bë virale në një kohë të shkurtër dhe rezultoi se bëhej fjalë për maturantët e Gjimnazit të Gjashtë dhe të Shtatë të Beogradit.

Sipas raportimeve të medieve serbe, pjesëmarrësit në përleshje kishin konsumuar sasi të madhe të alkoolit para se të fillonin zënkën e kjo i ka nxehu edhe më shumë gjakrat e të rinjve serbë. Dy maturantë kanë pësuar lëndime më të mëdha dhe janë dërguar në Qendrën e Urgjencës për mjekim./KlanMacedonia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *