Prokuroria: Rasti në Haraçinë – masa kujdesi, ndalesë kontakti me kryebashkiakun!

Masa kujdesi, obligim që të paraqitet në polici, ndalesë për të vizituar hapësirat e Komunës së Haraçinës, si dhe ndalesë për t`iu afruar dhe kontaktuar me Kryetarin e Komunës së Haraçinës.

Ky është propozimi i dorëzuar nga Prokuroria Themelore Publike në Gjykatën Penale për 69-vjecarin nga Haraçina, komunikatën e PTHP-së, i cili më 23 Maj, siç njofton PTHP, pa leje kishte hyrë në zyrën e Kryetarit të Komunës duke kërkuar t`i ndahet toka që është pronë e Komunës së Haraçinës.

Sipas Prokurorisë, pasi nuk e kishte gjetur në zyrë, e ka takuar në oborr, ka nisur ta ofendojë dhe ta kërcënojë.

Sipas Prokurorisë, ai ka kryer veprën penale – Dhunë konform nenit 386 paragrafi 1 të Kodit Penal.

Ndryshe, më 25 Maj, siç njofton KlanM, Kryetari i Komunës së Haraçinës, gjatë një konference për media, njoftoi se për shkaqe sigurie mbyllet Komuna e Haraçinës. Autoritetet e kësaj Komune thanë se janë të kërcënuar dhe për disa ditë nuk do të punojë administrata komunale./KlanMacedonia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *