Kapet kumanovari që kishte ikur nga burgu

Gjatë ditës së djeshme policia ka arrestuar një të arratisur nga burgu, përcjell TV21. Nga MPB njoftojnë se bëhet fjalë për personin S.S. nga Kumanova , i cili është i dënuar me 10 vjet e 10 muaj burg, ndërkaq të njëjtit i kishin mbetur edhe 6 vjet e pesë muaj vuajtje dënimi.

“Me datë 04.06.2023 në ora 21:30, zyrtarët policorë nga SPB-Kumanovë kanë ndaluar S.S.(38) nga Kumanova. Ai është i dënuar me 10 vjet e 10 muaj burg për veprat penale “vjedhje e rëndë” nga neni 236, “grabitje” nga neni 237 dhe “rrezikimi i sigurisë së qarkullimit rrugor” nga neni 297 i Kodit Penal, ndërsa kërkohej me urdhër për vuajte të dënimit të mbetur prej gjashtë vjet e pesë muaj”, thonë mes tjerash nga MPB.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *