“Spitali modular” – Të akuzuarit Besimi dhe Etemi shpallen fajtor nga Gjykata, pritet vendimi përfundimtar

Sot në ora 12:00 në Gjykatën Themelore të Tetovës u mbajt seanca ku u shpall aktvendimi për rastin e zjarrit në spitalin modular të Tetovës ku jetën e humbën 14 persona.

Ish-drejtori i Spitalit të Tetovës, Florin Besimi dhe Ish-drejtori ekonomik i Spitalit të Tetovës, Artan Etemi, u dënuan me nga 1 vit e 6 muaj burg, dënimi do të shqiptohet nëse në 3 vitet e ardhëshme nuk kryejnë vepër tjetër.

Mjeku Boban Vuçevski u lirua nga akuza.

Spitali i Tetovës, si person Juridik u dënua me 1 milion denarë.

Gjykimi për këtë rast mbaroi javën e kaluar (29 maj) me fjalët përfundimtare nga ana e Prokurorisë dhe palëve, ndërsa filloi me 6 shtator 2022 dhe mbaroi me 29 maj 2023. Për këtë rast gjithsej janë mbajtur katërmbëdhjetë seanca.

Të akuzuarit për këtë rast janë ish-drejtori i Spitalit të Tetovës – Florin Besimi, ish-drejtori ekonomik i Spitalit të Tetovës- Artan Etemi, përgjegjësi i qendrës për Kovid- Boban Vuçevski dhe Spitali i Tetovës si person juridik.

Dy ish drejtorët, nuk u ndoqën penalisht për shkakun e zjarrit në spitalin modular të Tetovës, por për shkak se nuk kanë instaluar mjete të parapara për fikjen e zjarrit. Besimi dhe Etemi akuzohen në bazë të nenit 292, në lidhje me nenin 288 nga Kodi Penal për vepër që dëmton sigurinë e përgjithshme.

Mjeku Boban Vuçevski është në gjyq për shkak se ka lejuar të afërmit të hyjnë në dhomat e spitalit edhe pse ishte e ndaluar. Vuçevski u akuzua në bazë të nenit 206 për veprën penale – mosveprim në bazë të rekomandimeve mjekësore në kohën e epidemisë.

ISHP Spitali Klinik Tetovë u akuzua për rrezikim të sigurisë së përgjithshme dhe mosveprim në përputhje me rekomandimet në kohën e pandemisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *