Nesër përfundon viti shkollor për nxënësit e shkollave të mesme, për filloristët më 14 qershor

Nesër (9 qershor) do të përfundojë mësimi për vitin shkollor 2022/2023 për nxënësit e shkollave të mesme, ndërsa nxënësit e shkollave fillore deri në pushimin veror do të punojnë edhe tre ditë- dita e fundit e mësimit për ta është të mërkurën, 14 qershor.

Prolongimi i vitit shkollor për nxënësit e shkollave fillore është shkaku i zgjatjes së pushimeve dimërore për të kursyer energji elektrike për ngrohje nëpër shkolla, kështu që gjysmëvjetori i dytë në vend se në 18 janar atëherë filloi më 23 janar.

Datat janë shënuar edhe në kalendarët e modifikuar të MASH-it për organizimin e punës për këtë vit shkollor të cilat u janë dorëzuar shkollave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *