Arrestohet 46-vjeçari nga Zhelina e Tetovës, me veturën e tij ka goditur disa herë një veturë tjetër

Më 07.06.2023 në ora 21:05, zyrtarët policorë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personin J.F.(46) nga Zhelina e Tetovës. Rreth orës 19:30 në Bulevardin “Iliria në Tetovë, ai ka goditur disa herë me automjetin e tij Fiat Punto veturën Opel Astra me targa të Tetovës, që drejtohej nga S.R. (30) nga Tetova, gjatë së cilës ka mbetur e lënduar M.R., lëndime të konstatuara në Spitalin klinik të Tetovës.
Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të përgaditet kallëzimi përkatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *