Mickoski: Përfundimisht ta çlirojmë Maqedoninë nga BDI

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski thotë se kushti i parë që si parti të bëhen pjesë e Qeverisë gjithëpërfshirëse për të miratuar ndryshimet kushtetuese është largimi i BDI-së nga Qeveria. Mickoski tha se dëshirojnë ta çlirojnë Maqedoninë nga BDI.

“Ne thamë kemi kushte, kushti i parë është që përfundimisht Maqedoninë ta çlirojmë nga BDI, nuk ka nevojë që të jetë pjesë e asaj, kushtimisht thënë, Qeverie të përkohshme. Dhe unë e përshëndes veprimin e z.Bujar Osmanit që e pranoi këtë në emrin e BDI-së, që mos të jenë pjesë e Qeverisë së përkohshme deri në zgjedhje, më pas qytetarët do të tregojnë nëse do të jenë ose nuk do të jenë në ndonjë qeveri të ardhshme”, tha Mickoski./tv21.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *