Mickoski: Kryeministri i ardhshëm nuk do të jetë shqiptar

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski tha se nëse pranohet kërkesa e tij për Qeveri gjithëpërfshirëse, pa BDI-në, e cila do të votonte ndryshimet kushtetuese, atëherë nuk do të ketë kryeministër shqiptar. Mickoski tha se marrëveshja mes BDI-së dhe LSDM-së në këtë rast nuk do të vlejë.

“Kryeministri i ardhshëm nuk do të jetë për shkak të marrëveshjes që e kanë bërë LSDM dhe BDI, ose kushtimisht thënë, etnikisht shqiptar, por do të jetë kryeministër që e kanë zgjedhur shumica e deputetëve në korniza të Kuvendit”, tha Mickoski./tv21.tv VIDEO

https://fb.watch/l1zhAEYf7u/?mibextid=Nif5oz

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *