Sekuestrohen 120 kg duhan dhe 19 mijë copë cigare në Tetovë

Foto: Drejtoria e Doganave (Facebook)

Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se skt në një aksion në Tetovë, janë gjetur dhe sekuestruar 120 kg duhan i prerë dhe 19.000 cigare. Ky është njoftimi i plotë:

“Sot në një aksion të koordinuar të Departamentit për kontroll dhe hetime të Drejtorisë doganore dhe Njësisë për krime ekonomike në Departamentin e Policisë kundër Krimit në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme u gjetën dhe sekuestruan 120 kg duhan i prerë dhe 19.000 cigare pa pulla akcize tek një person në Tetovë, përcjell Gazeta Populli.

Me këtë është penguar tentativa për vënien në qarkullim të mallrave të akcizës, për të cilat është shmangur pagesa e akcizës.

Mallrat janë konfiskuar përkohësisht, ndërsa kundër personit Drejtoria e Doganave do të paraqesë kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike kompetente./Gazetapopulli.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *