Mexhiti: Përse heshtë Artan Grubi për akuzat se po punon për ta kthyer Gruevskin

Njëri nga ekspontët kryesor të “Grupit të Zjarrit”, Izet Mexhiti, pyet zv.kryeministrin e parë Artan Grubin përse heshtë për akuzat që ia bënte ditë më parë VMRO-DPMNE-ja dhe Lëvizja Besa se është duke punuar për ta kthyer azilantin Nikolla Gruevski në Maqedoninë e Veriut. Mexhiti pyet nëse Grubi në këtë mënyrë po e pranon në heshtje bashkëpunimin me Gruevskin, pasi edhe krahas gjithë atyre akuzave, ai nuk ka demantuar pohimet e tilla të partive opozitare VMRO-DPMNE dhe Lëvizja Besa.

Ditë më parë, partitë opozitare akuzun liderin e BDI-së Ali Ahmeti dhe zëvendëskryeministrin Artan Grubi se po mbrojnë ish kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski. Nga VMRO-DPMNE thotë se të “Gjelbrit”, të cilët sipas kësaj partie janë shndërruar në front të rremë për anëtarësim në BE- dhe bandë kriminale, së shpejti do të mbajnë përgjegjësi.

“Do të duhet t’u shpjegojnë qytetarëve, maqedonasve, shqiptarëve dhe të tjerëve, pse në gjykata dhe Prokurori nuk sundon ligji, por urdhrat partiakë. Pse u dogj spitali modular në Tetovë, bashkë me të u dogjën edhe jetë njerëzish të pafajshëm. Pse ndodhi “Durmo Tours” dhe “Besa Trans” ku njerëzit humbën jetën për shkak të një sistemi që nuk funksionon. Pse studentët nuk kanë ende libra dhe nuk dihet nëse do të marrin certifikata. Pse shëndetësia po shembet dhe njerëzit vdesin neper korridoret e spitaleve etj. Le te vazhdojnë Ali Ahmeti dhe Artan Grubi të mbrojnë “ish udhëheqjen e VMRO-DPMNE”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Sipas partisë së Mickoskit vetëm frikacaket fshihen përmes demagogjisë, ndërsa zgjedhjet dëshmojnë realitetin, duke ia rikujtuar Ahmetit, Grubit dhe BDI-së zgjedhjet e fundit lokale në Tetovë e Gostivar. Akuza të njëjta BDI mori edhe nga lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, i cili thotë se Artan Grubi dëshiron ta kthejë NIkolla Gruevskin dhe të bashkëqeverisë me të.

“Ju e keni dëgjuar që ka deklaruar se Nikolla Gruevski paska rejting më të madh se udhëheqësia aktuale e VMRO-DPMNE-së. Siç duket Artan Grubi, po ëndërron në bashkëpunimin e suksesshëm në korrupsion me Nikolla Gruevskin, një politikan, një lidership pro serb, pro rus, të cilit ne ja pamë pasojat për 10 vite qeverisje”, deklaroi Bilall Kasami, Lëvizja BESA.

Zv/kryeministri Artan Grubi ditë më parë thekspo se ish kryeministri i arratisur Nikolla Gruevski, në anketat e bëra ka rejting më të madh se lideri aktual i VMO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *