Hill: Vuçiqi, partner i mirë për ne – Kurtin s’di a mund ta konsiderojmë të tillë

Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se Kosova do të përballet me pasoja si shkak i situatës në veri, dhe se sipas tij, problemet e vendeve perëndimore janë me kryeministrin e vendit, Albin Kurtin.

Hill tha se “më duket se kemi disa probleme shumë thelbësore me të, nëse ende mund ta konsiderojmë si partner”, teksa shtoi se këtë vendim ia lë ambasadës së ShBA-së në Kosovë, transmeton Klankosova.tv.

Por, Hill nuk përmendi pasojat me të cilat do të mund të ballafaqohej Serbia në ras se nuk përmbushen pritjet e partnerëve ndërkombëtarë.

“Ne e konsiderojmë Vuçiqin si një partner të mirë. Ai dhe qeveria e tij janë partnerë të mirë në këtë proces dhe shpresojmë që kështu të vazhdojë. Ne do të donim që ai të bënte ç’është e mundur për ta shtensionuar situatën dhe tashmë po shohim shenja se kjo po zbatohet. Ne e ndjejmë se Serbia po bëhet partner gjithnjë e më i mirë për ne”, tha Hill për Zërin e Amerikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *