Rrokulliset automjeti brenda tunelit, ndërpritet komunikacioni në rrugën Gjevgjeli-Negotinë

Një automjet ka dalë nga rruga në tunelin T1 në aksin  Gjevgjeli-Negotinë, ka konfirmuar Riste Samarxhiev, zëdhënës i SPB Veles.

“Sot në orën 08:40 në autostradën A1, afër tunelit T1 në aksi Gjevgjeli – Negotinë, automjeti i pasagjerëve “Volksvagen” me targa të Negotinës, i drejtuar nga 47-vjeçari T.P.P., ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.  Hetimi është në vazhdim”, ka sqaruar Samarxhievi për MIA-n. 

Sipas informacioneve fillestare,  një person është lënduar rëndë në aksident.

Për shkak të aksidentit në ndërprerje është komunikacioni në këtë aks rrugor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *