Bastisje në disa qytete në Maqedoni,kapet grupi që shiste teste false për Covid-19

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se Sektori për Punë të Brendshme në Shkup, Manastir, Tetovë dhe Kumanovë gjatë ditës së sotme ka kryer bastisje në 11 lokacione dhe ka arrestuar shtatë persona, nën dyshimin se kanë shitur teste të rrejshme për Covid-19, transmeton Alsat.

Gjatë bastisjes policia ka konfiskuar telefonë, kompjuterë personal, lap top kompjuterë, PCR-teste negative, vula, faksimil të një noteri austriak dhe dokumente tjera.

MPB njofton se pas dokumentimit të plot të rastit do të parashtrohet padi kundër personave në fjalë, pasi të njëjtit dyshohet se kanë shkelur nenin 378 nga Kodi Penal

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *