30 ditë paraburgim për personin që godti Valon Sylën

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë kërkesën nga Prokuroria Themelore duke I caktuar masë paraburgimi Bashkimi Jupës, personi që sulmoi fizikisht gazetarin Valon Syla.

Burime të Metros brenda Prokurorisë Themelore kanë konfirmuar se Jupa do qëndroj në paraburgim për një muaj (30 ditë).

Jupa kishte sulmuar fizikisht gazetarin Valon Syla, dhe më pas ishte dorëzuar në polici.

Sulmi kishte ndodhur me 22 dhjetor, në qendër të kryeqytetit, derisa ende nuk dihen motivet e këtij sulmi që u dënua nga organizata të ndryshme, institucione dhe përfaqësues të lartë politik.

Gjithashtu kujtojmë se sulmi kishte ndodhur pas qëndrimeve te Valon Syles për mërgatën shqiptare dhe pas shkrimeve të tij lidhur me fluksin e madh të mërgatës që kanë ardhur në Kosovë gjatë këtyre ditëve dhe duke u drejtuar me ofendime ndaj tyre si: “gërrnaça”, “ndreqni dhëmbët se ma lirë ktu”, “fleni si sardina në konzervë midis Evropës”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *