Arrestohen dy persona nga rrethi i Sarajit, kjo është arsyeja

Arrestohen dy persona nga rrethi i Sarajit, kjo është arsyeja

Sektori për Punë të Brendshme njofton se një orë pas mesnate ka privuar nga liria dy persona, njëri nga Krushopeku dhe tjetri nga Bukoviqi i komunës së Sarajit të cilët kishin kërcënuar një person nga Gostivari, për çështje të një borxhi.

“Gjatë natës (28-shtator) rreth orës 01:10, zyrtarë policorë të SPB Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria personat R.E.(32) nga Krushopeku i Shkupit dhe B.A. (29) nga Bukoviqi i Shkupit, të cilët gjysmë ore më parë janë denoncuar nga 31-vjeçari A.N. nga Gostivari se për shkak të marrëdhënieve të tyre të pazgjidhura borxh-besimi e kanë kërcënuar disa herë. Dy personat nga Shkupi janë ndaluar në Stacionin Policor Gostivar, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, pas së cilës do të përgatiten parashtresat përkatëse”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *