Arrestohet 44-vjeçari nga Haraçina

Në Haraçinë arrestohet një burrë 44 vjeçar i kërkuar me urdhërarrest nga INP Idrizovë.

Njësia për Polici intervente pranë MPB-së sot në fshatin Haraçinë e ka privuar nga liria S.S.(44) i cili është kërkuar me urdhërarrest nga INP Idrizovë.

Nga MPB kumtuan se personi kërkohet për vuajtje të dënimit me burg prej pesë vjet e një muaj, S.S. është dërguar në INP Idrizovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *