Arrestohet 44-vjeçari nga Leshnica e Tetovës-prodhues i parave false

Sot (12.03.2021) në periudhën prej ora 10:30 deri 11:20, bazuar në një urdhër të gjykatës, zyrtarët policorë të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, kanë bërë kontroll në shtëpinë dhe mjediset ndihmëse të B.Xh (44) në Leshnicë të Poshtme të Tetovës. Gjatë kontrollit, u gjetën dhe konfiskuan për ekspertizë rreth 13 mijë euro në prerje prej 50 dhe 20 euro, 250 franga zvicerane, 40 dinarë të Kuvajtit, për shkak të dyshimit se ishin të falsifikuara, formularë të lejes së qëndrimit në Zvicër, vula mbrojtëse për falsifikim të parave, letër për falsifikim dhe dokumente të tjera.
B.Xh është privuar nga liria dhe pasi çështja të sqarohet dhe dokumentohet plotësisht, do të ngrihet akuzë kundër tij në bazë të nenit 268 të Kodit Penal (“falsifikim i parave”)./GazetaPopulli.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *