Arrestohet e ëma e fëmijës që humbi jetën sot në Gostivar

Siç njoftojnë nga SPB Tetovë, e ëma e fëmijës që humbi sot jetën në zjarrin në Gostivar është privuar nga liria.

Nga policia thonë se S.T nga Resnja menjëherë pas arrestimit i është dhënë ndihma mjekësore dhe rreth pasdites është çuar në stacion policor.

Ajo dyshohet se ka kryer veprën penale e dënueshme sipas Kodit Penal.

35 Vjeçare do të mbahet deri nesër për të sqaruar rastin dhe pritet të dërgohet në para gjykatësit në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore në Gostivar./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *