Arrestohet në Belgjikë ish-ushtari i UÇK-së, pritet transferimi i tij në Hagë

Gjykata Speciale ka njoftuar se sot më 116 mars, autoritetet e Belgjikës arrestuan Pjetër Shalën në zbatim të fletarrestimit dhe aktakuzës së konfirmuar për krime lufte lëshuar nga Gjykatësi i Procedurës Paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

“Pjetër Shala do të mbahet i ndaluar në Belgjikë, në pritje të transferimit të tij në objektin e paraburgimit të DHSK-së në Hagë. Së shpejti do të jepet më shumë informacion ku do të përfshihet edhe informacion për nxjerrjen publike të aktakuzës së konfirmuar me redaktimet e nevojshme, njofton GazetaPopulli.

Në bazë të rregullës 88 të Rregullores së Procedurës dhe Provave, aktakuza bëhet publike jo më vonë se paraqitja e parë e të akuzuarit”, thuhet në njoftim/GazetaPopulli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *