Arrestohet një banor i Sllupçanit, dërgohet në burg për vuajtje të dënimit

Mbrëmë diku rreth orës 20:30 minuta policia ka arrestuar 21 vjeçarin N.A. nga fshati Sllupçan, i cili kërkohej me fletarrestim për vuajtjen e dënimit me burg.

“N.A. është i dënuar më katër vite burg për kryerjen e veprës penale që është e dënueshme në bazë të Nenit 418 Alineja 2 nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Personi në fjalë është dërguar në burgun e Kumanovës, për vuajtjen e dënimit”, njoftojnë nga MPB-ja./GazetaPopulli.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *