Arrestohet pronari i lokalit në Tetovë, shkeli masat anti-kovid

Gjatë ditë së djeshme(10.03.2021), zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, në bashkëveprim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut kanë kryer kontroll në një objekt hotelierik në rrugën “JNA” në Tetovë, në pronësi të 37 vjeçarit S.G. nga Tetova. Gjatë kontrollit është konstatuar se nuk janë respektuar masat anti Kovid, gjegjësisht në lokal janë hasur më shumë persona nga e lejuara.

Pronari është privuar nga liria dhe dërguar në Stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ngritët padi adekuate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *