Artan Grubi: Edhe Sllatina do të bëhet me sallë (FOTO)

Në Dobrosht u përurua salla e sportit të shkollës fillore “Faik Konica” në fshatin Dobrosht të komunës së Tearcës por Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi konfirmoi edhe një tjetër lajm të rëndësishëm në këtë Komunë që ka të bëjë me sallën e Sllatinës e cila tashmë ka filluar të ndërtohet informon Tetovasot.Sllatina prej kohësh ka patur nevojë për një objekt të tillë sporti dhe tashmë kjo po bëhet realitet .

Grubi ka motivuar edhe më shumë pushtetin lokal që të vazhdojë me projekte të rëndësisë së veçantë e posaçërisht në fushën e arsimit, sportit e rinisë si një nga prioritetet më të mëdha të Qeverisë.

Ndryshe sot bashkë me kolegët e tij ministra të qeverisë dhe me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përuruan sallën e sportit të shkollës fillore “Faik Konica” në fshatin Dobrosht të komunës së Tearcës.

Grubi me këtë rast ka thënë se ky investim do tu shërbejë të rinjve, gjeneratave të ardhshme për të cilat në fakt ne punojmë dhe që nuk do të ndalemi me kaq . Tetovasot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *