Artan Grubi për ceremoninë e nderimit të “Tigrave”: Nuk më mori askush me zorr, shkova vetë

Çështja e pjesëmarrjes në ceremoninë e nderimit të të rënëve të njësitit policor “Tigrat” nga dy funksionarët shqiptarë, Artan Grubi dhe Nazim Bushi, ka marrë një pjesë të madhe të emisionit Click Plus, ku i ftuar është Artan Grubi nga BDI. Në pyetjen e gazetarit Fatmir Aliu se a do ta marrë me vete edhe Zaevin për të bërë nderime tek të rënët e UÇK’së ashtu siç bëri Grubi tek të rënët e “Tigrave” apo siç një kohë njiheshin si “branitella”, Grubi këmbënguli se ai nuk mund të marrë askënd me zorr. Madje sipas tij, edhe vetë Grubi në cremonine e Tigrave ka marrë pjesë vullnetarisht, pra ka shkuar pa e detyruar askush, përcjell in7.

“Nuk më mori zoti Zaev për dore atje, por shkova vet. Biles shkova i fundit. Shkova vet, kisha ftesë… Ne e bëmë hapin tonë, tash e kanë radhë ata ta bëjnë hapin e tyre. Pse ta marr zotin Zaev? As ai mua e as unë atë s’mund ta marr. Po i prijmë një procesi pajtimi, të gjejmë guximin për të falur por të mos harrojmë”, tha mes tjerash Artan Grubi për vizitën tek “Tigrat” e rënë në vitin 2001./in7.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *