ASH-AAA, 7 mijë amendamente për 10 ligje, bllokohet Kuvendi

Opozita shqiptare vazhdon bllokadën në Kuvend. Ndaj 10 ligjeve që ndodhen në Komisionin për financa dhe buxhet, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa ka propozuar mbi 7.000 amendamente. Deri tani nuk ka pasur negociata mes partive që do të çonin drejtë zhbllokimit të ligjvënësit.

Advertisement

Jo deri tani nuk kemi. Kemi dëgjuar disa deklarata të kryeministrit Zaev por nuk kemi diçka konkrete. Ka qenë vetëm deklaratë e tij. Nuk e dimë nëse e kishte seriozisht ose jo. Deri tani nuk kemi asnjë ofertë për bisedim. Ne veprojmë me reciprocitet; ju bllokoni-bllokojmë edhe ne. Çdo ofertë për debllokim të Kuvendit ne do t’i përgjigjemi me dashamirësi. I japim gjithnjë përparësi debatit- deklaropi Ilmi Aziri, Deputet i ASH-së.

BDI e cilëson destruktive opozitën shqiptare. Sipas zëvendëskryeministrit për sistem politik, Artan Grubi ky veprim i opozitës do të ndikojë negativisht në legjitimitetin e tyre në zgjedhjet e ardhshme.

Qasja destruktive e një deputeti, grupi parlamentar ose partie politike nuk ju ndihmon me vota para qytetarëve, por për kundrazi kur janë konstruktvi dhe japin ide të dobishme ato përfshihen në propozim ligje dhe pastaj miratohen në procedurë parlamentare. Apeli imë për ta është të jenë konstruktiv dhe të japin ide kreative- pohoi Artan Grubi, Zëvendëskryeministër për Sistem Politik .

Opozita paraprakisht ka propozuar 3.000 amendamente ndaj propozim-Ligjit për kundërvajtje dhe disa ligje tjera të cilët ndodhen në procedurë parlamentare. Për veprimin e opozitës kryeministri Zoran Zaev ofroi takim liderësh, për të cilin opozita pajtohet por me kushtin që të diskutohet edhe për krizën shëndetësore dhe ekonomike.

Adrian Kerimi

Advertisement

Leave a Reply