ASH: Antikorrupsioni të hetojë nepotizmin e BDI-së në Komunën e Tearcës

ASH: Antikorrupsioni të hetojë nepotizmin në Komunën e Tearcës?

Advertisement

Kohë më parë në Shkollën Fillore të fshatit Dobrosht ” Faik Konica”, Komuna e Tearcë u zgjodh drejtoreshë Znj. Gjylsere Rexhepi ndërsa bashkëshorti i sajë z. Muamet Rexhepi ushtron fuksionin përgjegjësit për arsim në Komunën e Tearcës që udhëhiqet nga Kryetari i Komunës së Tearcës nga rradhët e BDI Isen Asani.

Vlerësojmë se në këtë përzgjedhje të Drejtoreshës Gjylsere Rexhepi ka elemente për nepotizëm dhe shkelje të rregullave dhe procedurave për punësim të të afërmve dhe të zyrtarëve, ku në rastin konkret kemi burrë e grua funksioner, Zonja Gjylsere Drejtoreshe ndërsa bashkëshorti i saj Muamet Rexhepi përgjegjës për Arsim.

Këto emrime që flasin për nepotizëm janë bërë në mënyrë të drejtpërdrejt nga Kryetari i Komunës së Tearcës z. Isen Asani, i cili ka përgjegjësi për ta parandaluar një fenomen të tillë dhe shkeljen ligjore.

Ftojmë publikisht Komisioni për Antikorrupsion që ta hetojë rastin e Drejtoreshës se Sh. F Faik Konica -Dobroshtë Komuna e Tearcës, dhe te japë vlerësim se a ka hapësirë për ngritjen e procedures për nepotizëm ndaj Kryetarit të Komunës së Tearcës z. Isen Asani.

Aleanca për Shqiptarët
Dega Tearcë

15.03.2021

Advertisement

Leave a Reply